Home Kulturë Historik Universiteti i Shkodrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AIDSSH për qasje akademike në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
HistorikNga vendi

Universiteti i Shkodrës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AIDSSH për qasje akademike në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Share
Share

Shkodër, 26 qershor 2025 – Në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe Kryetarja e AIDSSH, znj. Gentiana Sula, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në universitet së bashku me ekipin e saj.

Ky bashkëpunim është rezultat i takimit të mëparshëm të zhvilluar më 3 qershor në Tiranë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale në fushën akademike, historike dhe qytetare.

Marrëveshja përfshin këto pika kyçe:

Qasje në dokumente arkivore – Studentët dhe pedagogët do të kenë të drejtë të kërkojnë dhe përdorin dokumente nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për qëllime studimore dhe kërkimore.

Mbështetje infrastrukturore – Të dy institucionet do të ofrojnë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, kulturore dhe edukative.

Përfshirja aktive e studentëve – Studentët do të angazhohen në transkriptimin, analizimin dhe dokumentimin e dëshmive historike.

Tematika studimore – Do të nxiten temat e Masterit dhe Doktoratës që trajtojnë periudhën e diktaturës, bazuar në dokumente arkivore.

Asistencë teknike dhe akademike – Universiteti do të ofrojë mbështetje profesionale për projektet e zhvilluara në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Koordinim dhe pjesëmarrje – Sigurohet angazhim i vazhdueshëm i komunitetit universitar në të gjitha aktivitetet e përbashkëta.

Promovim institucional – Të dy institucionet angazhohen për pasqyrimin e bashkëpunimit në media dhe rrjetet sociale.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm pritet të sjellë mundësi të reja akademike dhe kërkimore për studentët dhe stafin, veçanërisht në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe Fakultetin e Drejtësisë, duke e shndërruar dokumentimin historik në një mjet të fuqishëm për edukim dhe reflektim qytetar.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Articles

Sot u përkujtua me nderim dhe respekt akti i 68 vajzave partizane fierake

Një faqe unike në historinë e LANÇ-it u përkujtua sot në Fier....

Gaspër Marku një jetë e tërë në shërbim të gazetarisë sportive

Në historinë e gazetarisë sportive shqiptare, emri i Gaspër Markut zë një...

Shoqëria, shteti dhe e drejta pse nuk mund të ndahet njeriu prej tyre

Që nga momenti kur njeriu shfaqet si qenie e arsyeshme, ai nuk...

Fier – Zjarr pranë Drejtorisë së Bujqësisë, reagim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikëses

Misionarët katolikë në Fier kanë njoftuar policinë pas rënies së një zjarri...