Reagon: Akademikia Doris Madhi
Sot në Gjykatën e Apelit Tiranë është vrarë gjykatësi Astrit Kalaja.
Sot në Gjykatën e Apelit Tiranë është vrarë gjykatësi Astrit Kalaja.
Sot në Gjykatën e Apelit Tiranë është vrarë gjykatësi Astrit Kalaja.
Sot në Gjykatën e Apelit Tiranë është vrarë gjykatësi Astrit Kalaja. …
… do e përsërisja në pafundësi nëse populli pellazg apo politikanët ordinerë që më lexojnë do kishin durim të lexonin deri në fund!
Shqipëria e kthyer në Siçilinë e viteve ’60-’70. Mafia në krye me qeverinë përkrah dhe opozitën që sot merret me Flor Binanjn si të ishte lëvizja paralizuese e llumit në pushtet!
Në këtë vend, kandidat për të qenë pjesë e BE, ku shpenzohen miliona euro për gjoja sigurinë publike dhe jepen super tendera shoqërish sigurimi privat, të vrasin në zyrë, në rrugë, në derë të shtëpisë, në kafe, në makinë….ku t’i teket!
Nuk ka rëndësi nëse autori është një psiqik, një i dëshpëruar apo mafioz!
Rëndësi ka që ky popull i tredhur hesht, miraton dhunën me votë, madje e kërkon si ushqim atë!
Rëndësi ka që në këtë vend jeta vlen më pak se zero dhe askujt në qiejt e lartë të politikës nuk i bëhet vonë në jemi gjallë a vdekur!
Rëndësi ka që opozita gjeti kandidat për Tiranën!
Ngushëllime të sinqerta familjarëve të z. Kalaja! Nga zemra!

Leave a comment