Home Politikë Zheni Bebi Gjergji Gruaja që u ngrit si feniks mbi hijet e politikës
Politikë

Zheni Bebi Gjergji Gruaja që u ngrit si feniks mbi hijet e politikës

Share
Share

Në një kohë kur politika shpesh përpëlitet mes lojërave të interesave dhe kuotave të përfitimit, Zheni Bebi Gjergji tregoi se forca, maturia dhe heshtja mund të jenë armët më të fuqishme të një gruaje. E anashkaluar dikur nga qarqe politike që i shërbenin interesave të ngushta, madje edhe nga vetë Sali Berisha, ajo nuk u rrëzua. Përkundrazi, u ngrit si një feniks nga hiri i padrejtësive.
Me dinjitet e urtësi, Zheni Bebi Gjergji e ndërtoi hap pas hapi rrugëtimin e saj jo me fjalë të mëdha, por me punë të heshtur, me përkushtim ndaj njerëzve dhe me dashuri për profesionin. Sot, ajo drejton me profesionalizëm Spitalin e Elbasanit, duke fituar respektin e stafit mjekësor, të pacientëve dhe të opinionit publik.
Në një qytet ku politika shpesh përplaset me realitetin, Zheni doli mbi të u votua ndër më të preferuarat, jo për premtime, por për rezultate. Për qytetarët e Elbasanit, ajo është simbol i gruas që nuk ka nevojë për zhurmë për të bërë ndryshim.
Me një stil drejtimi që ndërthur disiplinën me humanizmin, ajo ka treguar se shërbimi ndaj njeriut është politika më fisnike që mund të ndjekësh. Dhe sot, Zheni Bebi Gjergji, me qetësinë e saj karakteristike, vazhdon t’i shërbejë çdo qytetari, me po atë përkushtim që e ka bërë figurë të respektuar në qytetin e zemrës së Shqipërisë.

Share

Leave a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Protesta e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë: Zëri i një shprese të re

Para godinës së Kryeministrisë, ku prej vitesh janë zhvilluar protestat më të...

Jozefina Topalli uron Ditën Kombëtare të Rinisë: Publikon një foto nga 8 Dhjetori 1990

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat më të spikatura politike të...

Koha i dha të drejtë Bashës Denoncimet që u tallën, sot bëhen realitet

Në rrjetin e saj në Facebook, koordinatorja e Lulzim Bashës dhe njëkohësisht...

Elisa Spiropali pritet të marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Qarkun Fier pas largimit të Belinda Ballukut.

Nga: Newslibero.com Pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut dhe largimit të...