Home Sociale Braktisja e të moshuarve: Një plagë e heshtur e shoqërisë sonë.
Sociale

Braktisja e të moshuarve: Një plagë e heshtur e shoqërisë sonë.

Share
Share

Nga: newslibero.com

Në një shoqëri që po zhvillohet me ritme të shpejta, ku teknologjia dhe individualizmi po zënë vend gjithnjë e më të madh, të moshuarit, një grup i rëndësishëm i popullsisë po mbetet në hije. Një numër në rritje i tyre po përballet me një realitet të hidhur: braktisjen. Mijëra të moshuar në vendin tonë jetojnë të vetmuar, pa përkujdesje, pa dashuri dhe pa ndihmën e nevojshme. Ky fenomen përfaqëson jo vetëm një krizë humane, por edhe një pasqyrim të vlerave në rënie të shoqërisë moderne.
Faktorët që çojnë në braktisje?
Braktisja e të moshuarve është rezultat i një sërë faktorësh socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Një nga arsyet kryesore është emigrimi/migrimi masiv i të rinjve, të cilët lënë pas prindërit dhe gjyshërit, për të siguruar vetë një jetë më të mirë jashtë vendit. Kjo largësi fizike shpesh shndërrohet edhe në largësi emocionale.
Varfëria dhe mungesa e mbështetjes institucionale janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm. Të moshuarit shpesh jetojnë me pensione të ulëta, pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë si ilaçet, ushqimi apo kujdesi shëndetësor.
Ndërkohë, ndryshimet kulturore dhe rritja e individualizmit kanë sjellë një ftohje të marrëdhënieve familjare. Në shumë raste, familjet zgjedhin t’i vendosin të moshuarit në azile, por më pas i harrojnë, pa i vizituar apo përkujdesur për ta.

Pasojat e rënda të braktisjes?

Të jetosh në vetmi në një moshë kur nevoja për dashuri, mbështetje dhe siguri është më e madhe se kurrë, është një barrë e rëndë. Vetmia, depresioni, ankthi, dhe përkeqësimi i shëndetit fizik dhe mendor janë ndër pasojat më të zakonshme.
Për shumë të moshuar, ndjenja e braktisjes është më e dhimbshme sesa sëmundjet fizike. Ata ndihen të padobishëm, të harruar dhe pa vlerë, edhe pse janë gjenerata që kanë ndërtuar këtë shoqëri me punën dhe sakrificat e tyre.
Braktisja e të moshuarve nuk është vetëm një problem personal apo familjar, por është një çështje kombëtare dhe morale. Si shoqëri, duhet të reflektojmë: Si i trajtojmë ne ata që dikur u kujdesën për ne?

Është koha për të ndërmarrë hapa konkrete: të përmirësojmë sistemin e përkujdesjes për të moshuarit, të edukojmë të rinjtë me vlera humane dhe të rikthejmë lidhjet mes brezave. Sepse një shoqëri që harron të moshuarit e saj, harron vetveten.

Share

Don't Miss

Brunilda Mersini nis fushatën për Bashkinë e Vlorës me mesazhe pozitive

Brunilda Mersini, e cila së fundmi dha dorëheqjen nga posti i deputetes për t’u fokusuar në kandidaturën për kryetare bashkie të Vlorës, ka...

Alesia Balliu: Zëri që trondit standardet e dyfishta në politikën shqiptare

Në një kohë kur politika shqiptare shpesh fshihet pas retorikës boshe dhe heshtjes së qëllimshme, Alesia Balliu vjen si një zë i drejtpërdrejtë...

Related Articles

Newslibero.com: Zëri i qytetarëve Fierakë përballë heshtjes mediatike mbi Belinda Ballukun

Në një kohë kur opinioni publik ka pritshmëri të larta për transparencë...

Lokali i Petraq Trifkës, një shembull i suksesshëm i turizmit kulinar

Turizmi kulinar po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në...

Genar Topalli dhe bashkëshortja e tij kurorëzojnë dashurinë në Vatikan

Në një atmosferë madhështore dhe plot emocion, Genar Topalli së bashku me...

Edukimi dhe fuqizimi i të rinjve

Edukimi dhe fuqizimi i të rinjve është një nga shtyllat më të...